Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve pranë fshatit Xibrakë ka humbur jetën një person. Po ashtu të plagosur rëndë kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

“Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd,  në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga  Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G.,  rreth 54 vjeçe  dhe është  plagosur shtetasja G.M.,  rreth 37 vjeçe,  jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “” njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për nxjerrjen e trupave nga mjetet është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe grupet e hetimit që janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel