Sipas vlerësimeve të Anketës së Forcës së Punës (AFP) kryer nga Instituti i Statistikave, rezulton se për vitin 2019, 45.7% e të punësuarve në vend janë të punësuar me pagë, 32.3% janë të vetëpunësuar dhe 22% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
Duke e analizuar tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1.8 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
Vlerësimet e marra nga AFP tregojnë se 29% e femrave të punësuara dhe 16.4% e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes.
Në vitin 2019 përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor është 30%, duke pësuar një rritje me 0.6%, krahasuar me vitin 2018
Anketa e Forcave të Punës (AFP) është një vrojtim statistikor i vazhdueshëm i cili mbledh informacion cilësor dhe sasior për vlerësimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të gjithë individët 15 vjeç e lart në Shqipëri
Krahasuar me vitin 2015 pesha e punësimit pa pagesë në familje ka pësuar një rënie të ndjeshme, me rreth gjashtë pikë përqindjeje ndaj numrit total të të punësuarve. Megjithatë, sërish kategoria e të punësuarve pa pagë zë një peshë mjaft të lartë në tregun e punës./a.gjonaj/j.p/atsh