Vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca krijojnë mbrojtje të lartë kundër Covid-19 që me dozën e parë.
Në një studim të kryer në Britani tek personat e vaksinuar që nuk e kanë kaluar koronavirusin, është vënë re se 28 ditë pas injektimit të parë janë krijuar nivele të kënaqshme antitrupash në 96.42% të personave.
Por ajo çfarë ra në sy në këtë studim është se moshat e reja krijojnë më shumë antitrupa se të tjerët.
Bazuar në të dhënat e publikuara vihet re se grupmosha 18-34 vjeç krijon nivelin më të lartë të antitrupave që arrin në 63,4 unite për mililitër, shifër kjo thuajse dyfish më e lartë se të gjitha grupmoshat më të rritura. Tek 80-vjeçarët sasia e antitrupave të krijuara pas dozës së parë arrin deri në 26,1 unite për mililitër.
Një tjetër fakt që u vu re nga studiuesit është se meshkujt, të sëmurët kronikë, personat me histori kanceri apo ato nën terapi imunosuprensive kishin krijuar nivelet më të ulëta të antitrupave 28 ditë pasi kanë injektuar dozën e parë të vaksinës.
Ky fakt ka bërë që ekspertët të rekomandojnë sërish respektimin rigoroz të masave antiCovid deri në marrjen e dozës së dytë pas së cilës shikohet se niveli i antitrupave arrin deri në 250 unite për mililitër për të gjitha kategorite, sasi kjo e mjaftueshme për të siguruar mbrojtje ndaj koronavirusit.


























