Ka kënduar e dyta në radhë përfaqësuesja shqiptare Anxhela Peristeri dhe, ashtu si në natën e dytë gjysmëfinale, ka elektrizuar të gjithë skenën, publikun në sallë dhe, pa dyshim, të gjithë publikun shqiptar që e ka ndjekur nga ekrani.

Një përfaqësim dinjitoz është vlerësuar ai i Anxhelës nga muzikantë, kolegë dhe njohës të muzikës. “Karma”, një baladë shpërthyese, e kënduar në gjuhën shqipe, është duartrokitur nga mijëra spektatorë në sallë.

Shpërthyese, dinamike, me stil, Anxhela dhe grupi shqiptar në Rotterdam presin të arrijnë sa më lart në renditje.