115 vjet bande frymore ne Elbasan, bashkia Elbasan organizon nje aktivitet ne kuader te ketij eventi per qytetin.

Banda Frymore “Afërdita” u themelua në vitin 1917. Me të janë lidhur përpjekjet e para për krijimin e një repertori të kultivuar kombëtar, me pjesë si “Marshi i Elbasanit” si dhe “ Afërdita”.

Orkestra ishte një formacion i rregullt. Ajo jepte herë pas here koncerte publike. Në pragun e ditës së 28 nëntorit të vitit 1917 banda frymore “ Afërdita” shpërndante në rrugët e qytetit tingujt e këngës patriotike.

Çast historik në jetën e bandës frymore “Afërdita” ishte pjesëmarrja në kremtimin e çlirimit të Vlorës nga pushtuesit italianë”.

Pas një udhëtimi prej tre ditësh në këmbë më 3 shtator të vitit 1920 ajo vihet në krye të luftëtarëve dhe hyn në Vlorë e çliruar.

Në në vitin 1917 banda frymore “ Afërdita” do të jepte koncertin e saj të parë cilësor në publik. Në realizimin e koncertin kotribuan nxënës, mësues të shkollës “Normale”, si edhe mbështetja financiare e qytetarëve elbasnaans të cilët mblodhën shumën e nevojshme të parave, e më pas ia dërguan në Vjenë Dhimitër Papajanit (veprimtar i arsimit).

Ky i fundit solli kompleksin e plotë të një formacioni bande, por edhe të gjetjes së mjeshtrit të orkestrës, austriakun Anton Cimfl, i cili ndodhej në Elbasan që një vit më parë në përbërje të trupave ushtarake austro – hungareze”.

Më pas rol përcaktues në rrugëtimin e bandës do të luante mësuesi Ahmet Gashi, i cili do ta udhëheqë këtë formacion të brishtë në shumë ngjarje të historisë së qytetit të Elbasanit.

Në prag të vitit 1920 banda frymore e rriti shumë cilësinë e saj. Repertori i bandës do të ishin këngët patriotike, popullore, forma të suitave, apo potpurive me motive popullore si dhe një sërë marshesh nga repertori europian dhe ballkanas.

Pjesëtarët e parë të kësaj bande si: Faik Gurman15 vjeç, Ymer Saraçi 14 vjeç, Shqyqyri Demiri 14 vjeç etj, studjuan në Austri në fusha të ndryshme si mjekësi, inxhinjeri, si edhe për vegla muzikore si flaut, trompë etj.

Në këtë nisje të bandës “ Afërdita” një rol të rëndësishëm luajtën dhe intelektualë të tillë si Thanas Floqi, i cili në vitin 1913 krahas obligmeve të tjera si mësues në shkollën “ Normale” krijon një sërë krijimesh vokale, por edhe për bandën frymore “ Afërdita”.

Gjithashtu Filip Papajani jep kontributin e tij me krijimin “Elbasan, qytet me famë”. Në vitet 1930 nën drejtimin e Sokol Paparistos repertori i bandës do të pasurohet me veprat violinistike, të cilët do të zejnë një vend të rëndësishëm në bandë. Po gjatë këtij viti, banda pati një ndërprerje, dhe pas çlirimit në vitin 1944 banda do të drejtohet nga Sulejman Gjevori, i cili vuri në baza profesionale punën në këtë formacion duke rritur dhe një brez të ri muzikantësh.

Pas Sulejman Gjevorit në vazhdimësi me bandën e qytetit punuan, Mit’hat Stringa, Alfonc Balliçi, Sulejman Baltëza, Blerim Narazani, Emin Palluqi, Josif e Leonard Shuteriqi, Hamit Kusi, Ndriçim Behluli”.