TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Flokët e dëborës zbardhën sot edhe qytetin 2400 vjeçar të Beratit, ku çatitë e shtëpive karakteristike duken më të bukura nën ‘vellon’ e bardhë.
Në rrugët kryesore të qytetit janë vendosur edhe zemra të kuqe, simbol i ditës së Shën Valentinit, duke ia shtuar edhe më shumë bukurinë qytetit që pret mijëra turistë.
Qytetarët, sidomos fëmijët e vegjël kanë dalë në sheshe e lulishte për të shijuar dëborën.
I njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, Berati zgjon përherë e më shumë interesin e turistëve që e kanë vizituar./k.s/