A member of the medical staff (L) receives a dose of the Pfizer-BioNTech Covid-19 vaccineat the AHEPA hospital in Thessaloniki on December 29, 2020, as the country starts its national vaccination campaign to fight against the spread of the novel coronavirus. (Photo by STRINGER / AFP) (Photo by STRINGER/AFP via Getty Images)

Gjermania ka në plan të heqë renditjen e saj përparësore për vaksinën antiCOVID-19 nga 7 qershori, njoftoi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Që kur Gjermania filloi administrimin e vaksinave antiCOVID-19 pesë muaj më parë, dozat kanë qenë në dispozicion sipas një renditje përparësore sipas moshës, gjendjes mjekësore dhe profesionit.

Vendimi për t’i bërë vaksinat të disponueshme për të gjithë u mor nga ministrat rajonalë të shëndetësisë në bisedimet e sotme në Berlin.

“Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që të gjithë do të jenë në gjendje të sigurojnë një takim për vaksinim brenda ditësh”, tha Spahn, duke u kërkuar qytetarëve më shumë durim.

“Vaksinimet do të vazhdojnë edhe gjatë verës”, shtoi ai.

Renditja e përparësive u prezantua për shkak të mungesës së vaksinave, në mënyrë që të mbroheshin së pari më të prekshmit: fillimisht të moshuarit, personat në shtëpitë e kujdesit dhe personeli mjekëso