Me biodiversitetin e pasur, ajrin e pastër dhe peizazhet karakteristike, ai luan një rol kyç në ruajtjen e ekosistemeve, rregullimin e klimës lokale dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj theksoi sot rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, duke i konsideruar ato një prioritet në politikat mjedisore të vendit.
“Bredhi i Hotovës nuk është thjesht pylli më i madh i bredhit në Shqipëri. Është një nga mushkëritë më të rëndësishme të jugut, një pasuri natyrore që ruan biodiversitetin, freskon klimën dhe mbron ekosistemet e zonës. Mes shtigjeve, ajrit të pastër dhe qetësisë së natyrës, kupton pse ky park mbetet një nga thesaret më të çmuara të vendit tonë”, tha Jaupaj.
Mes shtigjeve natyrore, pyjeve shekullore dhe qetësisë që ofron, Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës vijon të jetë një destinacion i veçantë për vizitorët dhe një aset i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.



























