ATSH-DPA/ – Këngëtarja pop e “Toxic”, Britney Spears nxorri sot këngën bonus “Mood Ring” nga albumi i saj i vitit 2016 “Glory”, një këngë që më parë ishte e disponueshme vetëm në Japoni.
“Çfarë u kërkua tjetër, tashmë doli… Shpresoj ta dëgjoni #MoodRing me zë sa më të lartë !!!”, shkoi ajo në Instagram.
Spears, e cila i ka argëtuar në mediet sociale fansat e karantinuar me ushtrime joga dhe njoftime të rastësishme, si djegia e palestrës së saj në shtëpi, e njoftoi dje vënien në dispozicion të “Mood Ring”në shërbimet streaming.
Në fillim të këtij muaji, ajo lëshoi një kopertinë të re për albumin “Glory”, pasi fansat filluan fushatën e mediave sociale #JusticeForGlory dhe albumi kapi majat e klasifikimeve në iTunes./ /ervo/