ATSH/- Limoni është një nga frutat më të dobishme për shëndetin. Është i pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe përbërës natyralë që ndihmojnë organizmin, shkruan salute eu.

10 përfitimet kryesore të limonit

– Forcon imunitetin – Vitamina C ndihmon sistemin imunitar të funksionojë normalisht.

– Mbron qelizat – Përmban antioksidantë që luftojnë stresin oksidativ.

– Ndihmon tretjen – Uji me limon mund të ndihmojë hidratimin dhe të nxisë pështymën e tretjen.

– Ndihmon shëndetin e zemrës – Vitamina C dhe flavonoidet kontribuojnë në shëndetin e enëve të gjakut.

– Ndihmon në përthithjen e hekurit – Vitamina C rrit përthithjen e hekurit nga ushqimet bimore.

– Ndihmon në parandalimin e gurëve në veshka – Citrati në limon mund të ulë rrezikun e disa llojeve të gurëve.

– Përmirëson hidratimin – Uji me limon mund t’ju ndihmojë të pini më shumë ujë.

– Mund të ndihmojë kontrollin e peshës – Është me pak kalori dhe mund të zëvendësojë pijet me sheqer.

– Mbështet shëndetin e lëkurës – Vitamina C është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit.

– Ndihmon shëndetin e mishrave të dhëmbëve – Vitamina C është e rëndësishme për indet lidhëse.

Si është më mirë ta konsumosh?

– Shtrydh gjysmë limoni në një gotë ujë.

– Mund ta pish në mëngjes ose gjatë ditës.

–  Mund ta përdorësh në sallata dhe në ushqime.

Ai përdoret gjerësisht në gatime furash të ndryshme, supëra, peshk, mish e kudo.

–  Mos i shto sheqer.

 Një kujdes i rëndësishëm

Nëse ke gastrit ose djegie stomaku, limoni mund t’i përkeqësojë simptomat.

Gjithashtu, aciditeti i tij mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve nëse konsumohet shpesh.  /os/