Samiti i krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Bërdo të Sllovenisë, përfundoi pa një thirrje të përbashkët për mosndryshimin e kufijve në rajon.
Vuçiç insistoi se Kosova është “pjesë e Serbisë” dhe se “me shpalljen e pavarësisë së saj po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve”. Pas takimit, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor tha se formulimi që kërkoi Vuçiçi, për deklaratën përfundimtare, do të nënkuptonte, që disa shtete, përfshirë edhe shtetin e tij, të tërhiqnin njohjen e Kosovës. “
“Presidenti Vuçiç nuk ishte kundër që të diskutohej për ndalimin e ndryshimit të kufijve kombëtarë, por ai propozoi një formulim të tillë që do t’i ndalonte të gjitha shtetet që ta njohin Kosovën sepse Kroacia e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, Sllovenia dhe disa shtete të tjera e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Jo të gjitha shtetet e BE-së e kanë njohur. Ishte e qartë se ne mund të nisnim diskutimet për këtë temë, por ato nuk do të përfundonin kurrë”, tha Pahor, i cituar nga REL. Ndërsa presidenti kroat, Zoran Millanoviç, e bëri të qartë se samiti, ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte për qëllim t`i ndihmonte shtetet e Ballkanit Perëndimor “që të afrohen me BE-në, dhe jo t`i komplikojë gjërat edhe me keq.
Top Channel