Variçet janë probleme të cilat shfaqen zakonisht në këmbë, por jo vetëm. Insuficienca venoze thënë ndryshe në gjuhën e popullit variçet, janë probleme që po hasen çdo ditë e më shumë duke shkaktuar edhe probleme tek njerëzit të cilët i mbartin. I ftuar në emisionin Shëndet + mjeku Besmir Bulku shpjegon se çfarë janë ato dhe çfarë i shkakton.
“Insuficienca venoze është një patologji që kohët e fundit po haset gjerësisht sidomos edhe në moshat e reja edhe për këtë ka disa faktorë . Për pacientët që shfaqin probleme të insuficiencës venoze thënë më thjeshtë variçet , ku si pasojë e rritjes së presioneve të thella , një pjesë e presionit kalon në sistemin e venave në atë sipërfaqësore edhe kështu krijohen variçet që janë damarët e gjakut të dalë në sipërfaqje. Faktorët mund të jenë gjenetikë që lidhen me trashëgiminë, por ka edhe faktorë që lidhen me stilin e jetesës për shembull qëndrimi i gjatë në këmbë. Pjesa më e madhe e variçeve janë vena sipërfaqësore që marrin një zhvillim , ku pjesa më e madhe e tyre është lehtësisht e dukshme”, u shpreh mjeku Besmir Bulku.

























