Duke filluar nga fundi i janarit, incidenca e rasteve COVID-19 në grupmoshën nën 20 vjeç tejkaloi, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, atë të grupeve të popullsisë më të rritur, sipas Institutit të Lartë italian të Shëndetësisë (ISS).
“Incidenca janar/shkurt ishte rreth 150 raste për 100 mijë banorë”, raportoi instituti.
“Vlera më e lartë është regjistruar midis 13-19 vjeç, pak më pak se 200 raste për 100 mijë banorë, ndërsa te më të vegjlit është më e ulët”, shtoi ISS.
Në grupmoshat më të reja, në mesin e rasteve të diagnostikuara ka shumë pak raste të rënda, ndërsa ato të lehta janë rreth 60%, kurse pjesa tjetër janë me simptoma të lehta.


























