ATSH-AFP/ – Anëtarët e ekspeditës më të madhe shkencore të ndërmarrë ndonjëherë në Arktik ishin përgatitur për gjithçka, edhe për sulmet e arinjve polarë.

Por, jo për një pandemi që do të kërcënonte misionin e tyre.

Me dy muaj vonesë, shkencëtarët e këtij ekuipazhi ndërkombëtar, të ngarkuar për më shumë se një vit të studionin pasojat e ndryshimit klimatik të Polit të Veriut, do të mund të rifillojnë në ditën në vijim.

Pas rikthimit nga Poli i Veriut, ku ka ecur gjatë gjithë dimrit në akull, akullthyesja “Polarstern” nga instituti gjerman ”Alfred-Wegener” në Bremerhaven së shpejti do të afrohet në brigjet e arkipelagut norvegjez të Svalbardit.

Ai do të zbarkojë 100 studiues ndërkombëtarë, të cilët sapo kanë kaluar tre muaj në Polin e Veriut, për të ndërruar 100 kolegët e tyre, mes të cilëve dhe shefin e këtij misioni, Markus Rex.

Ky klimatolog dhe fizikan, që ka kryer tashmë qëndrimin e parë nga shtatori në janar në bordin e ”Polarstern”, kishte hartuar me ekipin e tij më shumë se dhjetëra skenarë në raste të paparashikuara gjatë 390 ditëve që duhej të zgjaste ekspedita.

Ekspedita, e quajtur “Mosaic” dhe e nisur në shtator nga Norvegji, ka për objektiv studimin e atmosferës, oqeaneve, detrave dhe ekosistemit për të marrë të dhëna për vlerësimin e impaktit të ndryshimit klimatik në rajon dhe mbarë botën.