ATSH/ Niveli i deficitit në muajin në fund të muajit shtator rezultoi 58.42 miliardë lekë nga rreth 85.39 miliardë lekë i planifikuar.
Sipas raportit mbi treguesit fiskalë publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e nëntë të vitit 2020 rezultoi 31.6% më i ulët nga planifikimi.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit arriti në masën rreth 2.28 miliard lekë, për periudhën 9 mujore të vitit 2020 deficiti rezulton 56.13 miliardë lekë më shumë.
Sipas ministrisë së Financave në periudhën janar-shtator të këtij viti të ardhurat totale u realizuan në masën 307.83 miliardë lekë ose 99 % të planit, ndërkohë shpenzimet e përgjithshme publike arritën në 366.25 miliardë lekë me një realizim në masën 92.44% të planit të periudhës/a.gjonaj/