Kjo ecuri reflekton performancën e mirë të depozitave në lekë, mbështetur nga zhvillimet në kahun e aktivit të sistemit bankar.
Depozitat në lekë shënuan rritje vjetore mesatare prej rreth 8.2% në tremujorin e tretë. Depozitat në valutë shënuan gjithashtu rritje, me 5.4% mesatarisht gjatë kësaj periudhe.
Në terma absolutë, stoku i depozitave në tremujorin e tretë u shtua me rreth 23 miliardë lekë, e përqendruar në muajin gusht, ku kryesojnë flukset nga remitancat.
Depozitat pa afat në fund të muajit shtator përbëjnë rreth 50.1% të totalit të
depozitave në sistemin bankar.
Ndërkohë, pesha e depozitave me afat maturimi mbi dy vjet është reduktuar lehtë në 13.4% në fund të periudhës. /a.a/