Lëkura është një organ delikat. Gjatë ekspozimit të tepruar në diell, ajo rrezikohet nga shumë sëmundje dhe tumore. 

E ftuar në emisionin Shëndet+, dermatovenerologe Amarda Gica, pranë Spitalit Amerikan, ka folur rreth problemeve që hasen më shpesh tek lëkura. Ajo është shprehur se: “Dielli ështe shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve dhe tumoreve që hasim në lekurë. Nga rrezet e forta të diellit, në lëkurë mund të shfaqen që nga sëmundjet më të lehta siç janë skuqjet, deri te tumoret siç është dhe melanoma që mund të çojë edhe në humbjen e jetës. Lëkura është një ndër organet që kanë shumë tipologji të tumoreve. Ato çfarë ne i ruhemi dhe që janë të lidhura dretpërdrejt me ekspozimin në diell, janë facinoma bazoqelizore e padiskutim melanoma, e cila është dhe më famëkeqe për rrezikshmërinë e lartë për jetën”.