Ai ishte përgatitur të ndiqte lindjen e fëmijës së tij të parë, kur i erdhi telefonata e shumë pritur: doktorët i kishin gjetur atij një zemër të përshtatshme dhe ishin gati për të bërë transplantin.

Për 39 vjeçarin Antonio Salvador, që kishte vite që priste për një zemër të re, kjo ishte një ditë në të cilën dy mrekulli i erdhën njëkohësisht.

“Kur unë shkova në kirurgji nuk isha ende një baba. Fola me bashkëshorten në një video-telefonatë dhe I uruam fat njëri tjetrit. Kur u zgjova isha dy herë i lumtur”.

Salvadori, vuante nga një kardiomiopati hipertrofike, një sëmundje e trashëgueshme e zemrës. Kur telefonata erdhi, Salvadori ndodhej në dhomën e pritjes në spital, bashkë me të shoqen, dhe ai pranon se iu deshën disa minuta të merrte një vendim, pasi nëse do të hynte në sallën e operimit do të humbiste lindjen e fëmijës. Por, bashkëshortja, ishte e vendosur. Nuk mund ta besoja – thotë ajo, se pas 10 vitesh do të merrnim në të njëjtën kohë dy dhurata të mrekullueshme. Djali ynë, Samueli, solli me vete edhe një zemër për të atin.

Në 2002, Salvadori po dilte nga metroja kur pati një atak kardiak, por u asistua menjëherë nga një infermiere. Me gjendjen e tij që përkeqësohej çdo ditë, një transplant i zemrës ishte zgjidhja e vetme ndaj edhe nisi kërkimin për një donator, çka u finalizua muajin e kaluar. Me lindjen e të birit, pikërisht në ditën kur jeta e tij u shpëtua për të dytën herë, falë transplantit, Salvadori thotë se familja tani do të festojë tre ditëlindje.

Top Channel