E ftuar në emisionin Debat&Transprence, kandidatja për deputete Briseida Gjoza u shpreh se edhe pse nuk arriti të marr një mandate për deputete është e kënaqur që arriti të fitonte partia që ajo përfaqësonte. “Do doja shumë të shërbeja si model për të rinjtë. Unë besoj shumë në frymën në ekip dhe skuadër. Unë kështu e shoh politikën”,- shprehet Briseida Gjoza, kandidate për deputete e Partisë Socialiste.
Briseida Gjoza, e radhitur e 11 në listën e qarkut të Elbasanit u shpreh se e sheh politikën si një ekip dhe hapësirë që i bën njerëzit bashkë për të bërë të pamundurën të mundur.
Tashmë kontributi im për qytetin e elbasanit ka nisur. Do doja shumë të shërbeja si model për të rinjtë për të kuptuar që mundesh me patjetër, me shumë punë të arrish, dhe të jesh kudo dhe kurdo por është shumë e rëndësishme se ku t’i utilizosh dhe ku t’i vendosësh këto energji. Ka shumë hapësirë për zhvillim të të rinjve anembanë ku janë”,- shprehet Gjoza