Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në zonën e Farkës, ku ka humbur jetën një 14-vjeçar.
Policia bën me dije se një makinë e drejtuar nga shtetasi me inicialet I.Z ka përplasur për vdekje 14-vjeçarin me inicialet A.L.
Rrethanat e këtij aksidenti fatal janë ende të paqarta, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.
Informacion paraprak nga Policia:
Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.