ATSH/ Për hartimin e projektit të Rrugës së Ersekës qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 800 milionë lekësh.

Rruga Ersekë –Leskovik me një gjatësi 42 km lidh qytetin e Ersekës me qytetin e Leskovikut duke qenë arterie kryesore lidhëse e Shqipërisë Juglindore nga Tepelena – Përmet – Kolonjë – Korçë në lëvizjen e mjeteve, banoreve, mallrave, etj.

Eshtë një zonë me peizazh të bukur dhe është e vetmja rrugë lidhëse për banorët e fshatrave të Kolonjës me qytetin e Ersekës dhe më tej me zonën e Korçës.

Investimet e realizuara në këtë rrugë datojnë rreth viteve 1975 -1980. Në vitet në vazhdim në kuadrin e mirëmbajtjes jane riveshur me asfalt segmente të caktuara, janë ndërtuar vepra arti si tombino, mure mbajtëse, ndërtim bankine, vendosje mbrojtëse metalike, tabela sinjalistike, etj. Rruga ekzistuese është tepër e amortizuar.

Gjerësia e segmentit të rrugës ekzistuese (gjerësi asfaltike) varion nga 4.5 ml – 5 ml.

Rikonstruksioni i rrugës Ersekë – Leskoviksynon përmirësimin e konektivitetit rajonal dhe lehtësimin e aksesibilitetit drejt potencialeve turistike të rajonit të Korcës dhe Gjirokastrës, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të oportunitetit për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm rajonal. Projekti i rikonstruksionit do të synojë të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit rrugor duke ruajtuar gjurmën ekzistuese të rrugës./a.gjonaj/j.p/