Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga zetori me ë cilin po punonte tokën.
Ngjarja sipas asaj që raportohet nga informacionet zyrtare, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin e quajtur Hysgjokaj në qytetin e Lushnjës
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që Polica dhe grupi hetimorë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vlen të theksohet se ky nuk është rasti i parë ku qytetarët të ndershëm kanë humbur jetën në rrethana të tilla, pasi janë zënë poshtë nga mjetet bujqësore.