Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se një ditë më parë jahti luksoz “Bravado” është akostuar në molin 5 të portit të Durrësit.
“Anija turistike me flamur maltez dhe me gjatësi 44 metra ka lundruar nga Franca drejt portit më të madh të vendit tonë, për të vijuar më pas udhëtimin drejt Dubrovnikut (Kroaci )”, mësohet nga Dispeçeria qendrore e APD-së.
Mbi 100 jahte turistike janë ndalur në Portin e Durrësit gjatë vitit 2020.