Është zhvilluar ditë e sotme mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Elbasan, për të miratuar raportin e monitorimit të buxhetit, për 4-mujorin e parë të vitit 2020. Mbledhjen e drejtoi Kryetari i Këshillit Bashkiak, Hektor Çiftja, ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Irland Sina, foli në mënyrë më të detajuar për këtë raport.

Këshilltari Serafin Papa, duke vlerësuar punën e të gjithë stafit në këtë periudhë të vështirë pandemie, ka dhënë direktivat e tij.

Në hartimin e “Raportit të monitorimit të buxhetit për katërmujorin e parë të vitit 2020” janë respektuar procedurat e dhënë nga Ministria e Financave, ndërsa duhet theksuar se në raport përfshihen shpenzimet faktike të vitit 2019, shpenzimet sipas PBA për vitin 2020, dhe plani i shpenzimeve për periudhen Janar-Prill.

Elbasaninews.tv