Erjon Murataj nr. 1 i Bindjes Demokratike në Elbasan i ftuar në Debat&Transparence në Skampa Tv u shpreh rreth procesit zgjedhor të 25 Prilllit ku fitues doli Partia Socialiste. Murataj ka uruar partinë Socialistë për rikonfirmimin në pushtet. Duke kërkuar që mos e zhgënjej besimin e qytetarëve dhe të punoj për të ardhmen Europiane të Shqipërisë.
“Komenti i vetëm që kam është se fleta e votimit ishte një katastrofë e vërtetë e cila prodhoi mijera fletë votimi të pavlefshme ku më të goditurit në qarkun e Elbasanit ishim ne, perfaqësuesit e Bindja Demmokratike Elbasan”-tha ndër të tjera Murataj.
Njerëzit janë të lodhur, u përballen me figura që kanë 30 vjet që kanë zhgënjyer. Forcat e reja politike që garuan paten mbështetjen e kënaqshme nga qytetarët, kjo u vërejt nga të gjitha takimet që bëmë gjatë periudhes zgjedhore.