Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur sot se deri tani janë fshirë ose shuar automatikisht 215 milionë euro detyrime tatimore të papaguara për 25 005 tatimpagues, sipas përcaktimeve të ligjit për faljen fiskale.
Sipas Tatimeve, 30 qershori 2026 mbetet afati i fundit për kryerjen e pagesës së detyrimit të nevojshëm, në mënyrë që subjektet përfituese të mund të përfitojnë nga fshirja e 50% të principalit të detyrimit.
Administrata tatimore u bëri thirrje tatimpaguesve të interesuar të përfundojnë procedurat brenda afatit ligjor dhe të kontaktojnë institucionin për çdo informacion apo sqarim lidhur me procesin e faljes fiskale.

/e.xh/a.f/r.e/



























