Farat janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme, proteinës vegjetariane, fibrës dhe antioksidantëve.

Ato pakësojnë rrezikun e shfaqjes së disa sëmundjeve. Disa prej farave munden të ulin kolesterolin dhe rrezikun e shfaqjes së kancerit.

Farat mund të përfshihen shumë thjeshtë nëpër sallata e lëngje frutash, por mund të konsumohen edhe me kos apo tërshërë.

Kur farat bëhen pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor, ato ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Ky artikull i AgroWeb.org shpjegon nivelin ushqyes dhe përfitimet shëndetsore të disa prej farave më të shëndetshme që ju mund të konsumoni çdo ditë.

Farat e Linit 

Farat e linit janë një burim i shkëlqyer i fibrës dhe yndyrnave të shëndetshme të omega-3 dhe acidit alfa-linolenik.

Këto yndyrna ndodhen në pjesën e jashtme të farës e cila nuk tretet lehtë.

Ndaj, nëse dëshironi të rrisni dozat e yndyrnave të omega-3, është më mirë të konsumoni fara të bluara.

Farat e linit përmbajnë shumë antioksidantë, që së bashku me fibrën dhe yndyrnat omega-3, ulin kolesterolin dhe zbusin faktorë të tjerë të rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Farat e linit ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Studimet kanë konfirmuar gjithashtu se farat e linit mund të ulin nivelet e sheqerit në gjak, duke zbutur kështu rrezikun e shfaqjes së diabetit.

Farat Chia

Këto fara janë të ngjashme me ato të linit sepse janë burim i mirë i fibrës dhe yndyrnave omega-3.

Farat chia përmbajnë gjithashtu një numër të konsiderueshëm polifenolësh.

Studimet shkencore kanë konfirmuar se ngrënia e farave chia rrit nivelin e acideve yndyrore omega-3 në organizëm, shumë të rëndësishme kundër inflamacionit.

Farat chia mund të ulin nivelet e sheqerit në gjak. Disa studime kanë treguar se farat e plota dhe ato të bluara janë njësoj efikase në uljen e sheqerit në gjak pas ngrënies së ushqimit.

Studime të tjera thonë se përveç uljes së nivelit të sheqerit në gjak, farat chia zbusin oreksin.

Farat chia gjithashtu ulin faktorë të tjerë të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

 

Farat e Susamit

Këto fara konsumohen gjërësisht në Azi dhe në vende të tjera perëndimore. Ato janë përbërësi kryesor i një paste të quajtur tahini.

Farat e susamit përmbajnë sesaminë, një lloj antioksidanti të mirë për organizmin i cili është i dobishëm për bakteret e mira në stomak, sëmundjet e zemrës dhe kancerin e gjirit.

Studimet shkencore kanë konfirmuar se gratë pas menopauzës që konsumojnë 50 gramë fara susami pluhur për 5 javë më rradhë kanë një nivel më të ulët kolesteroli dhe nivel të përmirësuar hormonesh.

Farat e susamit ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe stresit oksidues që përkeqëson shumë prej simptomave të sëmundjeve të ndryshme.

Studimet kanë treguar se njerëzit  që vuajnë nga osteoartriti kanë më pak lëndë kimike inflamatore në trup nëse konsumojnë të paktën 40 gramë pluhur të farave të susamit çdo ditë për dy muaj.

Studime të tjera kanë zbuluar se ngrënia e këtij pluhuri çdo ditë për 28 ditë me rradhë zbut dëmtimet në muskuj, pakëson stresin oksidues dhe fuqizon aftësitë fizike.

Farat e Kungullit

Farat e kungullit janë një ndër farat më të konsumuara në botë dhe janë një burim i mirë i fosforit, yndyrnave mono-të-pangopura dhe yndyrnave omega-6.

Farat e kungullit janë një burim i mirë i fitosterolëve, përbërës bimorë që ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak.

Një studim ku morrën pjesë 8000 njerëz, zbuloi se ata që konsumonin më shumë fara kungulli dhe fara luledielli ishin më pak të rrezikuar nga kanceri i gjirit.

Një studim tjetër mbi rolin e farave tek shëndeti i fëmijëve, arriti në konkluzionin se këto fara ulin rrezikun e gurëve të fshikëzës  duke pakësuar sasinë e kalciumit në urinë.

Farat e Lulediellit

Farat e lulediellit përmbajnë proteinë, yndyrna mono-të-pangopura dhe vitaminë E.

Farat e lulediellit pakësojnë inflamacionin tek njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit, por edhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Një studim ku morën pjesë 6000 të rritur zbuloi se konsumi i lartë i arrorëve dhe farave ulte nivelet inflamatore në organizëm.

Ngrënia e farave të lulediellit të paktën 5 herë në javë ul nivelet e proteinës C-reaktive, që përfshihet në shfaqjen e inflamacionit.

Agro web