ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi tatimpaguesit që operojnë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, se në kuadër të procesit të Fiskalizimit, mund të aplikojnë për t’u certifikuar si  një prodhues/mirëmbajtës i zgjidhjeve software-ike, në zbatim të kërkesave të vendimit të qeverisë “Për kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes software-ike për procedurën e faturimit dhe të fiskalizimit si dhe procedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike”.

Regjistrimi i prodhuesve dhe mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike, është mundësuar nëpërmjet aplikimit online në platformën e-albania.

Pasi subjektet e klasifisikuara si pjesë e regjistrit të prodhuesve apo mirëmbajtësve software-ikë do të marrin Certifikatën elektronike, e cila do të përmbajë kodin e prodhuesit/mirëmbajtësit software-ik si dhe kodin e zgjidhjes software-ike të regjistruar, ata do të regjistrohen në regjistrin publik të prodhuesve apo mirëmbajtësve software-ikë dhe do të mund të ofrojnë produktet/shërbimet e tyre në tregun e Republikës së Shqipërisë.

Kriteret, hapat e procedurës së aplikimit si dhe dokumentacionin e nevojshëm, ju mund t’i gjeni në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/ServiceList.aspxwservice_filter=INS&institution_id=111&institution_name=Ministria%20e%20Financave%20dhe%20Ekonomis%c3%ab&service_type=Y

Administrata Tatimore fton të gjithë subjektet që operojnë në këtë fushë dhe plotësojnë kriteret sipas VKM, të aplikojnë sa më parë për t’u certifikuar dhe për t’u bërë pjesë e procesit të Fiskalizimit.

Ligji për Fiskalizimit, parashikon që bizneset me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë që nga shtatori i këtij viti dhe të tjerë tjerët nga 1 janari 2021, të raportojnë shitjet ditore sipas teknologjisë së re. e.xh/j.p/