Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar informoi sot në prag të nisjes së vitit të ri shkollor në lidhje me plotësimin rigoroz të formularit të vetëdeklarimit nga ana e prindërve si pjesë e protokollit antiCovid.
“Formulari i vetëdeklarimit ditor, i cili vjen nga udhëzimi i ISHP dhe MSHMS për t’u zbatuar nga çdo zyrë arsimore dhe shkollë në vend, plotësohet me përgjegjësi të plotë nga prindi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar”, theksuan specialistët..
Kjo ndihmon strukturat shëndetësore, të cilat do të mbikëqyrin ruajtjen e sigurisë së shëndetit në shkollë.