“Revista e ilustruar e Vjenës “Das Interessante Blatt” në ballinën e saj të datës 30 nëntor 1912, ka botuar një pikturë të bukur, sipas një skice dhe shumë domethënëse për aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28  nëntor 1912 në qytetin bregdetar të Vlorës. Aty shihet flamuri kombëtar dhe Ismail Qemali i rrethuar nga kleri fetar dhe përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare duke u përshëndetur me entuziazëm nga vlonjatët”, shprehet Ukshini.

“Legjenda e fotos është kjo: “I rrethuar nga priftërinj dhe përfaqësuesit e shquar nga të gjitha pjesët e Shqipërisë, Presidenti i Përkohshëm Ismail Kemal Bei e shpalli pavarësinë e vendit në brohoritje të stuhishme të popullit të Valonës”, thotë Ukshini./k.s/