Muzikanti Vasil Konomi nga fshati Goranxi në Dropull është gjetur i vdekur  në garazhin e shtëpisë së tij pasditen e sotme.

Instrumentisti 50-vjeç u konstatua pa shenja jete nga familjarët, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten mister.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen.