Gjatë natës, vetë artisti deklaroi se kishte thyer rekordin botëror të audiencës për një koncert stadiumi.
Pas një prej netëve më të mëdha të karrierës së tij, rrugëtimi vazhdon në Hollandë, Gjeorgji e drejt Shqipërisë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja kujtoi edhe një herë për artdashësit, koncertin e YE – Kanye West, në Tiranë.
Koncerti i YE-Kanye West do ta kthejë Tiranën në epiqendrën evropiane të muzikës, showbiz-it dhe kulturës me një superproduksion monumental, skenë gjigande, teknologji immersive dhe një eksperiencë që shkon përtej çdo koncerti të parë më parë në Shqipëri.
Ndërkohë vijon puna për ndërtimin e “Eagle Stadium”, stadiumi i cili po ngrihet enkas për këtë event në Kashar, pranë aksit Tiranë-Durrës. Stadiumi do të mirëpresë rreth 60.000 spektatorë nga Shqipëria, rajoni e bota.
/k.s/a.f/



























