ATSH/- Në Ditën Botërore të Mjedisit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) sjell në vëmendje se pasuritë natyrore të Shqipërisë janë të shumta dhe një shembull janë rezervuaret e HEC-eve në administrimin e KESH, të ndërtuara para disa dekadash.
Përpos rolit të tyre si prodhues kryesorë të energjisë elektrike në vend, ofrojnë pamje piktoreske e mbresëlënëse e mbartin vlera mjedisore të spikatura.Një shëtitje ne ujrat e liqenit te Komanit e Fierzës, të lë përshtypje të paharrueshme.
Sipas KESH, vlerat natyrore pranë HEC-eve ofrojnë mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit natyror, duke krijuar të ardhura të konsiderueshme për komunitetin.
Zonat pranë digave dhe rezervuareve tona shfrytëzohen për aktivitete të ndryshme si shëtitje në natyrë, peshkim sportiv apo kultivim, not, shëtitje me varkë, pika vrojtimi, parqe natyrore për fëmijë etj.
Për të lehtësuar procesin e përcaktimit të investimeve dhe aktiviteteve ekonomike, mjedisore e sociale, KESH po harton Strategjinë e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, e cila do të identifikojë prioritetet dhe sfidat zhvillimore në bashkërendim me komunitetet, në kuadër të investimeve ekonomike, mjedisore e sociale që KESH do të kryejë. Në këtë ditë botërore të mjedisit, vlen të përmendim që KESH, i kushton vëmendje të posaçme mbrojtjes së mjedisit dhe promovimit të vlerave natyrore e të biodiversitetit në rezervuarë e përreth tyre, duke investuar dhe u kujdesur në mënyrë konstante për to.
Në këtë ditë botërore të mjedisit, vlen të përmendim që KESH i kushton vëmendje të posaçme mbrojtjes së mjedisit dhe promovimit të vlerave natyrore e të biodiversitetit në rezervuarë e përreth tyre, duke investuar dhe u kujdesur në mënyrë konstante për to. /a.a/