ATSH/ Dhuna ndaj grave mbetet një problem serioz që cenon shëndetin, sigurinë dhe dinjitetin e tyre. Ajo mund të shfaqet në forma të ndryshme, si: dhuna fizike, psikologjike, seksuale apo ekonomike.
Edhe pse dhuna nga partneri intim mbetet më e përhapura, konstaton Instituti i Shëndetit Publik, së fundmi është rritur ndjeshëm edhe dhuna digjitale, e cila shpesh përforcon dhunën në jetën reale.
Prandaj, sipas ISHP është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojmë në parandalimin e saj.
“Raportoni rastet e dhunës dhe mos heshtni; Mbështesni viktimat dhe inkurajojini të kërkojnë ndihmë; Tregoni kujdes në përdorimin e rrjeteve sociale dhe denonconi abuzimet online
Çdo grua meriton të jetojë e sigurt, si në jetën reale ashtu edhe hapësirën digjitale”, është apeli i ISHP.



























