Projekti i Teatrit të Ri është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë. Pas lajmit të shembjes janë publikuar dhe pamjet se si do të bëhet vendi ku ka qënë Teatri Kombëtar

Ambjenti i ri është modern dhe me shumë hapsira për njerëzit dhe teatrin. Të paktën kështu kuptohet nga pamjet.

Godina e re ofron një arkitekturë me dizajn modern dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore, sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës.