ATSH/ Java Botërore e Imunizimit zhvillohet çdo vit në fund të prillit, me qëllim promovimin e vaksinimit jetëshpëtues të të gjithë personave.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar vitin 2020-të, si Viti Ndërkombëtar i Infermierëve dhe Mamive.
Infermierët dhe mamitë punojnë në të gjitha nivelet e sistemeve shëndetësore si dhe në mjedise dhe kontekste të ndryshme duke ofruar një kujdes shëndetësor cilësor, duke udhëhequr ekipe, duke kryer kërkime, duke ndikuar dhe zbatuar politikat e nevojshme, si dhe edukimin e gjeneratës tjetër të infermierëve dhe mamive për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur shëndetin.
Ata, gjithashtu, së bashku me vaksinatorët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin, ndërgjegjësimin dhe këshillimin e prindërve për imunizimin,dhe në disa kontekste edhe në administrimin e vaksinimeve. Roli i tyre është thelbësor për të patur një nivel të lartë të vaksinimit, si dhe në sigurinë e vaksinave.
OBSH-ja për rajonin e Europës shfrytëzon mundësinë e Javës Europiane të Imunizimit për të theksuar fuqishëm këtë rol, si dhe të vlerësojë vaksinatorët infermierët për ndihmën që japin në mbajtjen e shëndetshme të komuniteteve të tyre përmes imunizimit.
OBSH-ja organizon çdo vit Javën Europiane të Imunizimit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e imunizimit në parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e jetës. Vaksinimi si një nga ndërhyrjet shëndetësore më kosto efektive, është një gur themeli i mbulimit shëndetësor universal dhe jetik për arritjen e shëndetit optimal për të gjithë dhe kudo.
Sëmundjet e parandalueshme nga vaksinat përfshijnë: Kancerin e qafës së mitrës
Kolerën, Difterinë, Ebolën, Hepatitin B, Gripin, Encefalitin japonez, Fruthin, Meningitin
Shytat Pertussis ose “Kollën e mirë”, Pneumoninë, Poliomelitin, Rabies – Tërbimin
Rotavirusin, Rubeolën, Tetanosin,Tifon, Ethen e verdhë.
Këtë vit, kjo javë ka qëllim të tregojë vlerën e vaksinave si një investim për një shëndet të mirë dhe mirëqenie përgjatë gjithë jetës. z.tosku/ /a.a/