Një denoncim u bë sot në media nga një qytetar i cili shprehej se kishte sjellë motrën te Spitali Infektiv 3 ditë më parë por nuk kishte asnjë lajm dhe komunikim me mjekët lidhur me gjendjen e saj. Pas këtyre deklaratave, ka ardhur dhe reagimi i MSH e cila ka publikuar video ku 40-vjeçarja me COVID shpreh falenderimet për punën e bërë nga Najada Çomo.

“Përshëndetje doktoreshë Najada, ti je mbretëresha e spitalit. Faleminderit shumë, shumë për çdo gjë që bën për të gjithë pacientët tek Infektivi, për pacientët me COVID-19. Kur u sëmura kisha shumë frikë të vija këtu tek Infektivi nga fjalët negative të njerëzve, isha e frikësuar. Nuk dija çfarë të bëja. Unë jam fansja jote e parë. Dhe jashtë ku jetoja të ndiqja me pasion. Dukeshe që je njeri shumë i mirë dhe vetëm prej teje vendosa të vija dhe thashë kam besim tek ai njeri. Do bëhem mirë, të falënderoj shumë, të dua shumë, qofsh mirë gjithmonë. Zoti të ndihmoftë ty se po bën gjëra të mrekullueshme çdo ditë, na jep kurajë. Për stafin, për infermieret që janë të mrekullueshme, jam shumë e kënaqur dhe sanitarja që dhe ajo duhet të përmendet, është shumë e mirë. Nuk e di pse aq negativitet, nga njerëz që kanë ardhur këtu, janë shëruar dhe dalin jashtë dhe flasin ndryshe. Je shembull i të gjithëve, bashkë me stafin. Keni një zemër të mirë, na shihni nga ana njerëzore pastaj si pacientë. Qofshi mirë të gjithë”, deklaroi 40-vjeçarja.