ATSH/ Shoqëria “Furnizuesi i Shërbimit Universal”, pjesë OSHEE Group bën të ditur se deri tani kanë përfituar falje të kamatës dhe ulje të kësteve, rreth 66 mijë abonentë me aktmarrëveshje, me vlerë 40 milionë dollarë.
Përveç pagesës së faturave të energjisë elektrike, marrjes së ankesës dhe pritjes së kërkesës për shërbime të ndryshme, FSHU informoi se po ndjek me vëmendje edhe procesin e paketës lehtësuese, në kuadër të COVID-19, për faljen e kamatëvonesës për kategoritë familjar, pensionist, invalid dhe biznes i vogël.
“Deri tani kanë përfituar falje të kamatës dhe ulje të kësteve, rreth 66 mijë abonentë me aktmarrëveshje, me vlerë 40 milionë dollarë”, deklaroi FSHU.
Sipas FSHU-së, mundësi për falje kamate kanë edhe abonentët debitorë, por që nuk kanë lidhur aktmarrëveshje me FSHU.
“Kjo kategori ka afat deri në fund qershorit për të përfituar nga këstet e reja dhe falja e kamatës”, informon FSHU./a.gjonaj/. /a.g/