Mbrëmjen e sotme në emisionin Debat dhe Transparencë ishte e ftuar kandidatja për deputete e Nismës Thurje në qarkun e Elbasnait znj. Rudina Hajdari. Ndër të tjera znj. Hajdari deklaroi se:
Jam këtu të vazhduar misionin që nisi im atë. Ta ndërtojmë të ardhmen dhe të fëmijëve tanë këtu dhe jo të ikim për shkak të politikanëve dhe kësaj politike. Ju garantoj që në parlamentin e ardhshëm do jem një zë shumë i fortë për problematikat që ka qarku i Elbasanit.
Kur të më dëgjojnë do më marrin në konsideratë sepse pas meje është një armatë njerëzish të cilët kërkojnë ndryshimin.



























