372 të dënuar kanë përfituar lejen e posaçme tre mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit nga 841 të tillë që kishin aplikuar për qëndrim të përkohshëm në shtëpi.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se 469 kërkesa janë refuzuar për mosplotësim të kritereve formale, përgjigje negative nga organet ligjzbatuese, mungesë besueshmërie nga komisionet e IEVP-ve, mungesë të dokumentacionit shoqërues si pëlqimi i familjarëve etj.
Në Komisionin e Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve pranë Ministrisë së Drejtësisë janë depozituar 221 ankime, ku vetëm 36 prej tyre janë miratuar.
Në një rast është revokuar leja e dhënë të dënuarit nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ndërsa 17 prej tyre nuk i ka pranuar familja.
/Ora News.tv/