Përveç lajmit të mirë se thuajse përditë shtohet numri i personave të shëruar nga COVID-19, një tjetër lajm i mirë gjatë këtyre ditëve të karantinës është përmirësimi i cilësisë së ajrit.
Delegacioni i Bashkimit Europian, informoi se në Tiranë është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit “Green Lungs”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga rrjeti organizatave mjedisore të udhëhequra nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Milieukontakt Albania.
Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0 mg/m3 për grimcat PM 2.5 dhe PM 10.
Delegacioni i BE-së publikoi një video informuese rreth cilësisë së ajrit, përpara dhe gjatë periudhës së karantinës në Tiranë./m.m/j.p//r.e/atsh