/ATSH/- Konsumi total i energjisë elektrike u ul me 1.5%, në tre mujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndikuar nga masave kundër COVID-19, që solli kufizim të aktiviteteve të bizneseve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë, se familjet konsumuan 55% të totalit të energjisë gjatë kësaj periudhe, kundrejt rreth 53% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikimin më të madh në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e dhanë konsumatorët jo familjarë me 3,2%, përkundrejt kontributit me rritje 1,8% të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë. e.xh/