ATSH/ Pandemia dhe situata e jashtëzakonshme ka rritur akoma më shumë impenjimin e stafit mjekësor në të gjitha qendrat shëndetësore të Kujdesit Shëndetësor ku vetëm në 6 muajt e parë janë kryer 3 039 520 vizita.

Ekspertët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thonë se qytetarët kanë marrë shërbim shëndetësor cilësor pranë vendbanimit të tyre, në kujdesin e stafit të specializuar.

“Me një shërbim shëndetësor cilësorë, të integruar, afër vendbanimit dhe staf të specializuar në 6 muajt e 2020, janë kryer 3 039 520 vizita në qendrat shëndetësore në vend. Nga këto, 2744000 vizita nga Mjeku i Familjes dhe 295520 nga mjekët specialist në 6 qendrat shëndetësore të specialiteteve në Tiranë”, informojnë ekspertët e FSDKSH.

Pacientët që paraqiten pranë këtyre qendrave shëndetësore sipas vendimit të qeverisë lidhur me situatën e COVID-19, duhet të qëndrojnë më maska në ambiente të mbyllura, për të mos rrezikuar infektimin prej koronavirusit. z,tosku. /a.a/