Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Sllovakisë në Shqipëri, Albin Otruba. Kryebashkiaku Llatja dhe Ambasadori Atruba  diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes institucionit që drejton dhe Sllovakisë duke u fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe mbështetjes sociale.

 

Gjatë takimit, u bisedua edhe për bashkëpunimin mes dy palëve edhe në sektorë të tjerë me potencial zhvillimi, si turizmi, bujqësia dhe kultura.

Z. Llatja  e konsideroi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik në qytetin e Elbasanit.

 

Nga ana e tij, ambasadori Otruba shprehu gatishmërinë për të mbështetur projekte të përbashkëta që do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe do të sjellin përfitime konkrete për komunitetin lokal.

Edlira Xherri Elbasaninews.al