ATSH/- Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të emetojë dhe hedhë në qarkullim të gjitha kartmonedhat dhe monedhat metalike që kanë kurs ligjor brenda territorit të Shqipërisë.

Në kuadër të edukimit të publikut, Banka e Shqipërisë publikoi një video, duke ofruar informacion të përgjithshëm se si qarkullon paraja në vendin tonë.

Pas prodhimit të monedhave dhe kartmonedhave në një nga kompanitë e specializuara për këtë jashtë vendit, BSH furnizon me kartmonedha dhe monedha metalike degët e saj në Elbasan, Shkodër, Korçë, Lushnje dhe Gjirokastër dhe përmbush nevojat për para të të gjitha bankave tregtare.

Bankat tregtare plotësojnë nevojat për para të individëve dhe të bizneseve.
Individët dhe bizneset tërheqin paratë që ju nevojiten për të shlyer pagesat dhe për të kryer blerje në sportelet dhe ATM-të e bankave tregtare .

Dyqanet dhe bizneset i depozitojnë paratë që kanë përfituar nga konsumatorët në bankat tregtare.

Kështu i igjithë procesi nis nga fillimi.

Banka tregtare i depozitojnë në Bankën Qendrore cash-in që përfitojnë nga publiku dhe përmes procesit të rikthimit të kartmonedhave në Bankën Qendrore bëhet i mundur sortimi i parasë në qarkullim së bankave.

Pra, qarkullimi i parasë kalon nga shtypshkronja, Banka e Shqiperisë, banka tregtare, individi e bizneset përmes ATM-ve e sporteleve të bankave tregtare dhe zyrare të pensionit.

Banka Qendrore kujdeset që paraja në qarkulim të jetë në gjendje sa më të mirë.

Për këtë arsye me të mbërritur në Bankën e Shqipërisë karmonedhat i nënshtrohen një procesi të gjatë rinumërimi, analizimi, seleksionimi dhe klasifikimi, për tu kthyer edhe një herë në qarkullim, ose nëse monedha rezulton e dëmtuar për tu shkatërruar.

I gjithë ky proces kryhet falë makinerive të posaçme që veçojnë e shkatërrojnë kartmonedhat e dëmtuara që më pas zëvendësohen me monedhat e reja.

Përveç gjendjes fizike të kartmonedhës, Banka Qendrore ruan edhe vlerën e saj përmes eleminimit të kartmonedhës false./a.gjonaj/j.p/