ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten Leku humbi terren ndaj valutave kryesore, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 104.76 lekë ose 0.13 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa euro u forcua lehtë me 0.02 lekë dhe këmbehet me 123.94 lekë.
Krahasur me monedhat e tjera të huaja, paundi britanik shënoi sot nivelin më të lartë të rritjes me 0.56 lekë. Monedha britanike këmbehet me 137.09 lekë. Ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0.17 lekë dhe këmbehet sot me 115.49 lekë.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë. /j.p/
Monedha KryesoreLekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar AmerikanUSD104.76+0.13
EuroEUR123.94+0.02
Poundi BritanikGBP137.09+0.56
Franga ZviceraneCHF115.49-0.17
Jeni Japonez (100)JPY100.03+0.30
Dollari AustralianAUD74.33+0.29
Dollari KanadezCAD79.66-0.14
Korona SuedezeSEK11.93-0.03
Korona NorvegjezeNOK11.33-0.01
Korona DanezeDKK16.66+0.01
SDRSDR148.78+0.64
Ari(OZ 1)XAU200786.60+152.30
Argjend(OZ 1)XAG2592.81-19.95
Juani Kinez (onshore)CNY15.69-0.03
Juani Kinez (offshore)CNH15.71-0.04
Lira TurkeTRY13.45+0.11