Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Beogradin për orkestrimin e dhunës dhe mospajtimin në veri të vendit të tij, ku serbët etnikë bojkotuan zgjedhjet komunale në prill dhe më pas kërkuan largimin e kryetarëve të komunave të zgjedhur etnikisht shqiptarë , sipas Euronews.
Kurti akuzoi të premten Serbinë për orkestrimin e përleshjeve mes serbëve etnikë dhe paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO, mes të presionit të intensifikuar të Perëndimit ndaj Beogradit dhe Prishtinës për të ulur tensionet.
Më shumë se 80 persona, duke përfshirë 30 paqeruajtës, u plagosën të hënën në një qytet në veri të Kosovës, kur trupat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO u përleshën me protestuesit etnikë serbë.
“Përshkallëzimi i situatës më 29 maj ishte i planifikuar, i mirëorganizuar dhe kishte një autor”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve në Kuvend.
“Autori është Beogradi zyrtar”, theksoi ai.
Kurti akuzoi Serbinë se kishte mobilizuar grupe kriminale për të provokuar përleshjet dhe se shumë serbë të Kosovës u detyruan nga Beogradi të shërbenin si mburoja njerëzore për sulme të tilla kriminale.
Pakica etnike serbe e Kosovës bojkotoi zgjedhjet lokale të prillit në veriun e paqëndrueshëm, duke i lejuar shqiptarët etnikë të marrin kontrollin e këshillave lokale pavarësisht një pjesëmarrjeje prej më pak se 3,5 përqind.
Shumë serbë po kërkojnë tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës si dhe të kryetarëve shqiptarë etnikë që ata nuk i konsiderojnë si përfaqësuesit e tyre të vërtetë.
Që nga përleshjet e së hënës në Zveçan, qindra serbë etnikë janë mbledhur çdo ditë përpara bashkisë, e cila është e mbyllur me tela me gjemba dhe e rrethuar nga trupat e KFOR-it.
Por, Kurti ka vlerësuar se tubimet janë zhvilluar me urdhër të Beogradit.
Ai nuk ka bërë të ditur ndonjë masë konkrete për uljen e tensioneve.