Mirë lufta me Covid-19, por për shkak të rritjes se konsumit të energjisë, gjatë natës së mbrëmshme doli jashtë përdorimit edhe nënstacioni i furnizimit me energji elektrike të Librazhdit për shkak të djegies së transformatorit. Gjatë gjithë natës ekipet e OSHEE qëndrore dhe Elbasan po punojnë, duke bërë të mundur zëvendësimin e tranformatorit. Brenda ditës së sotme avaria e rëndë do të rregullohet, duke risjellë furnizimin me energji elektrike. Këto janë avari që ndodhin kudo, por ajo që ishte në dorën inxhinierëve dhe tonën ishte reagimi i menjëhershëm dhe koha e shkurtër e rivendosjes në punë të nënstacionit.??

Elbasaninews