Ai në foltoren e Kuvendit, duke prezantuar ekspozenë e tij para të zgjedhurve të popullit, tha se pandemia COVID-19 do të jetë prioriteti numër një i qeverisë së tij, më pas drejtësia, punësimi, zhvillimi ekonomik dhe reformimi në arsim.
“Pandemia sfida kryesore, pa humbur kohë do të dalim me plan për masa të reja dhe do të synojmë vaksinimin e 60 për qind të popullsisë. Do të vazhdojmë Vetingun për të vendosur drejtësi. Edhe arsimi do të riformohet”, tha Kurti.
Gjithashtu Kurti, ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kabinetin e tij qeveritar.
Qeveria Kurti 2 pritet t’i ketë 15 ministri, tre zëvendëskryeministra. Pesë prej tyre janë gra.
Ky është Kabineti Qeveritar.
Kryeministër, Albin Kurti
Zv. Kryeministër i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi
Zv. Kryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla
Zv. Kryeministre e Tretë për të drejtat e pakicave, Emilija Rexhepi
Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukuturës, Liburn Aliu
Ministër i Bujqësisë, Faton Peci
Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka
“Nga 15 ministra vetëm 8 janë të Lëvizjes Vetëvendosje, 5 janë gra, nga Kabineti ynë qeverisës 18 anëtarë gjithsej. Kërkojmë besimin tuaj, ofrojmë besimin dhe përkushtimin tonë, dijen e vullnetin tonë. Zotohemi për llogaridhënie dhe përgjegjësi”, tha në fund Kurti.