Mario Banushi është nderuar me Luanin e Argjendtë në edicionin e 54-t të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Bienales së Venecias.

Sipas motivacionit të jurisë, krijimtaria e tij “çlirohet nga konvencionet e teatrit tradicional narrativ, duke ruajtur një ndjeshmëri klasike në krijimin e imazheve, të ushqyera thellësisht nga kujtesa personale”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e ka vlerësuar këtë arritje si një sukses të jashtëzakonshëm për një artist me rrënjë shqiptare në skenën ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e promovimit të talenteve të reja në artin bashkëkohor.

Gonxhja theksoi se, Banushi i përket një brezi të ri artistësh që po spikasin në skenën evropiane, duke sjellë një gjuhë teatrale origjinale, poetike dhe thellësisht njerëzore.

“Ky çmim konfirmon talentin e tij të veçantë dhe rëndësinë e zërave të rinj në zhvillimin e teatrit bashkëkohor”, shtoi ministri.

/gj.m/j.p/